Tri orë pas tërmetit të fuqishëm në Durrës: Humbin jetën tre persona, lëndohen 150 të tjerë
01

Lexo edheShqipëri: Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti, bie nga ballkoni

Tre janë personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.
Ndërkaq një tjetër tërmet është regjistruar në orën 7:08 me magnitudë 6.3 dhe epiqendër 21 km në veri të Durrësit. /Telegrafi/
——-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në orët e para të mëngjesit, qytetin e Durrësit. Tërmeti me magnitudë 6.4 të riterit është ndierë edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në Shqipëri. Sipas raportimeve nga Top Channel, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij tërmeti. Viktimat janë banorë të Durrësit dhe Kurbinit.

Lexo edheShqipëri: Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti, bie nga ballkoni