BallinaSportTri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Të ngjajshme

Juventusi hedh sytë te Lewandowski

Gjigantët e Torinos, Juventus, i kanë vënë syrin sulmuesit...

Lani bananet para se t’i konsumoni

Me siguri habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në garën për titullin e kampionit në La Liga.

Të besuarit e Alvaro Arbeloas kanë marrë një fitore të lehtë ndaj Elches, me ndeshjen e luajtur në “Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.

Reali fitoi 4-1, me katër golashënues të ndryshëm nga Reali.

Serinë e golave e hapi Antonio Rudiger, në minutën e 39-të, pas një dominimi të lehtë nga Reali kah rastet e krijuara.

Rudiger shënoi pasi një goditje e Federico Valverdes u rikthye nga duart e portierit, në kokën e lojtarit të Elches, e më pas u godit nga Rudigeri me një gjysmëvolej, për 1-0.

Pesë minuta më vonë, Reali e dyfishoi epërsinë, me Valverden që shënoi një supergol, për 2-0.

Ky ishte goli i tij i pestë në tri ndeshjet e fundit, pasi më parë kishte shënuar ndaj Celta Vigos në fundjavën e kaluar, dhe ndaj Manchester Cityt në mesjavë.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa Reali shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë.

Ishte mbrojtësi spanjoll, Dean Huijsen që shënoi për 3-0 me kokë, në minutën e 66-të.

Në minutën e 85-të megjithatë, Elche e shënoi golin e nderit, kur Manuel Angel i Realit e dërgoi topin në rrjetën e tij për autogol.

Por, goli i mbrëmjes u shënua nga Arda Guleri, i cili shënoi nga pothuajse 70 metra, pasi e pa daljen e portierit kundërshtar larg portës së tij.

Me këtë fitore, Reali renditet i dyti me 66 pikë, një më pak se Barcelona në vendin e parë, e cila e ka edhe një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë nesër.

Ndërkohë, Elche është e 17-a me 26 pikë, një më shumë se Mallorca që është e 18-ta me një ndeshje më pak./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz