BallinaLajmeTri ditë zie për Demaçin

Tri ditë zie për Demaçin

Të ngjajshme

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur tri ditë zie për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi.

“Në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, i cili sot ka ndërruar jetë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, i ka shpallur tri ditë zie në Kosovë, përkatësisht ditën e premte, të shtunë dhe të diel”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

“Gjatë këtyre ditëve të zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit”, bën të ditur njoftimi.

Presidenca njofton se Thaçi e ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në Ligjin nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, Ligjin 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe në Ligjin 03/L-038 për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Republikës së Kosovës.

Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz