Trepça ka siguruar fitoren e radhës në Procredit Superliga.
Ata mposhtën Vëllaznimin me rezultat të ngushtë 73-69, me ndeshjen që u zhvillua në sallën “Minatori”.
Kjo është edhe fitorja e 15-të radhazi për kampionët në fuqi, të cilët po vazhdojnë të dominojnë basketbollin kosovar.
Kenny Hasbrouck ishte pikëshënuesi më i mirë për ta me 16 të shënuara.
Në anën tjetër, 20 pikët e Jericole Hellemsit nuk u ndihmuan gjakovarëve që t’ia prishin serinë kampionit në fuqi të Kosovës.
Trepça, mbetet në krye të Superligës me 43 pikë, 6 më shumë se Bashkimi në pozitën e 2-të./IndeksOnline/