back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajme“Trepça” dhe Gazivoda në pazarin e Asociacionit

“Trepça” dhe Gazivoda në pazarin e Asociacionit

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Dy nga resurset më të mëdha të Kosovës janë përfshirë në diskutimet e Ekipit Menaxhues në kuadër të hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. 

“Trepça”, e cila funksionon e ndarë dhe liqeni i Gazivodës kanë qenë objekt diskutimi në takimin e radhës të Ekipit menaxhues, që në rend dite ka pasur zhvillimin ekomomik. Aty kanë marrë pjesë drejtori i Gazivodës, Srgjan Vuloviq dhe drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, shkruan sot Koha Ditore.

Një pjesë e “Trepçës” dhe Gazivoda, të cilat Kosova i konsideron ndër resurset me rëndësi strategjike, gjeografikisht janë në veriun e vendit, të populluar me shumicë serbe. Siç raportojnë mediet lokale në veri, në takim është kërkuar të mos vihen pengesa në funksion të zhvillimit ekonomik, “si parakusht i rëndësishëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”.

Gazeta ka pyetur në kabinetin e Haradinajt nëse janë në dijeni për ato që janë diskutuar në takimin e së hënës, por ka munguar përgjigjja. Sqarime nuk janë ofruar as nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mbikëqyr procesin e hartimit të statutit. Por kreu i këtij dikasteri, Ivan Todosojeviq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe ka qëndrim ndryshe prej kryeministrit Haradinajt kur është fjala për Asociacionin.

Përmes një deklarate dhënë medieve serbe, ai ka kërkuar përshtatjen e ligjeve të Kosovës për Asociacionin duke paralajmëruar se udhërrëfyes për hartimin e statutit i kanë marrëveshjet e Brukselit, por jo edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka gjetur shkelje në të shtatë kapitujt e marrëveshjes së gushtit të vitit 2015

Të Fundit

Sport

ShowBiz