BallinaLajmeTreni përplaset me kamionin, ka edhe të vdekur

Treni përplaset me kamionin, ka edhe të vdekur

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Itali gjatë natës së shkuar. Një tren i linjës rajonale Torino-Irvea -Aosta është përplasur me një automjet të tipit Tir rreth orës 23.30 të natës së shkuar.

Aksidenti ka shkaktuar 2 viktima njëri prej të cilëve është makinisti i trenit, e rreth 20 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjëndje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të komunës Caluso, në zonën e quajtur Area, e në një kalim hekurudhor me nivel.

Sipas hetimeve të para automjeti i tipit Tir i nisur nga Republika Çeka e që  transportonte kontainer ka hyrë në kalimin hekurudhor duke shembur traun pengues dhe pse semafori sinjalizonte mbërritjen e trenit. Treni është përplasur fuqishëm me automjetin Tir dhe tre prej vagonave të tij kanë dalë jashtë shinave.

Dy viktimat janë makinisti i trenit Roberto Madau, 61 vjeç dhe një nga personat që shoqëronte  ngarkesën që transportonte automjeti Tir.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz