BallinaLajmeTregohet periudha kur kodi telefonik +377 dhe +386 do të dalin jashtë...

Tregohet periudha kur kodi telefonik +377 dhe +386 do të dalin jashtë funksionit në Kosovë

Të ngjajshme

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Rikthehet Valverde në stërvitje pas përleshjes me Tchouamenin

Federico Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madridin. Uruguajani,...

Valverde rikthehet më herët në stërvitje

Mesfushori i Real Madrid CF, Fede Valverde, është kthyer...

Kodi tashmë i vjetër telefonik +377 të cilin Kosova e ka përdoruar që nga koha e pasluftës, në qershor të këtij viti do të dal komplet nga sistemi për tu zëvendësuar me kodin e ri shtetëror +383 të caktuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU).

Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKREP) në një përgjigje për “Indeksonline” ka thënë se deri më 31 Dhjetor 2018 duhet të përfundoj në tërësi implementimi i kodit për rrjetat mobile MCC: 221

“Me qëllim të implementimit sa më të shpejtë të kodit shtetëror 383 të caktuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve  (ITU), ARKEP me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe ka pasur komunikime dhe takime intenzive me operatorët ashtu që realizimi i këtij qëllimi jetik për tregun e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës të jetë sa më i lehtë dhe të gjitha sfidat eventuale gjatë këtij procesi të adresohen saktë përmes aplikimit të masave adekuate rregullatorë dhe teknike”, thuhet në përgjigje.

Plani i Migrimit i miratuar nga ARKEP, ka specifikuar aktivitetet dhe afatet kohore, të cilat në mënyrë të përmbledhur janë paraqitur në vijim:

1)Më së voni deri më 30 Qershor 2018 duhet të përfundoj në tërësi implementimi i kodit E.164: +383 dhe ndërpriten të gjitha kodet tjera (+377, +381 dhe +386), të cilat përdoren nga rrjetet e telefonisë fikse dhe mobile (Të mos origjinohen dhe terminohen thirrje në këto kode).

2)      Deri më 31 Dhjetor 2018 duhet të përfundoj në tërësi implementimi i kodit për rrjetat mobile MCC: 221.

“Për informimin e juaj, deri më tani një numër i konsiderueshëm i operatorëve ndërkombëtar (mbi “200) e kanë hapur trafikun në drejtim të kodit 383, pra është duke u përdorur. Nga komunikimet e vazhdueshme me palët e interesit, në veçanti operatorët, bazuar në raportet periodike të pranuara deri më tani, ARKEP nuk ka vërejtur ndonjë vështërsi të theksuar në implementimin e kodit 383 qe mund te shkaktojnë ndonjë vonese. ARKEP pret që i tërë procesi të përfundoj sipas afateve të specifikuara në Planin e Migrimit”, thuhet në përgjigjen e AKREP. /Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz