back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajme​Tre veta udhëheqin Iranin, derisa të zgjidhet lideri i ri

​Tre veta udhëheqin Iranin, derisa të zgjidhet lideri i ri

Të ngjajshme

Shtrenjtimi i naftës, reagon Ministria: Kontrolle në terren, qytetarët të raportojnë parregullsitë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka...

Kush është Alireza Arafi, udhëheqësi i përkohshëm i Republikës Islamike?

Kleriku i lartë Ajatollah Alireza Arafi është emëruar në...

Paralajmërimet për shtrenjtim të derivateve, ministria e Tregtisë del me reagim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i...

Një këshill prej tre personash do të udhëheqë përkohësisht Iranin pas vdekjes së Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, raportuan të dielën mediat shtetërore iraniane.

Sipas tyre, kjo trupë përbëhet nga Presidenti Masoud Pezeshkian, kreu i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe një anëtar i Këshillit të Gardianëve.

Treshja, që do të marrin përgjegjësinë për drejtimin e vendit gjatë periudhës së tranzicionit, do të ushtrojë kompetencat e Khameneit deri sa të krijohen kushtet për t’u mbledhur Asambleja e Ekspertëve, një trupë prej 88 klerikësh me ndikim, e cila ka përgjegjësi ta emërojë një pasardhës të ri. Sipas ligjit iranian, Asambleja duhet të zgjedhë një Udhëheqës të ri Suprem sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajatollah Ali Khamenei u vra të shtunën gjatë sulmeve ndaj Iranit që u kryen nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Aktualisht mbetet e paqartë se kush mund të zgjidhet si pasardhës i tij, por ajo që dihet është se zhvillimet e fundit kanë rritur tensionet në rajon dhe kanë shtuar pasigurinë politike në Republikën Islamike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz