BallinaSportKurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Sofje: Shfaqi një...

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Sofje: Shfaqi një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar boksieren kosovare. Donjeta Sadikun për fitoren në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Strandja 2026” në Sofje.

Ajo ka fituar medaljen e artë, kundër kampiones së botës, boksieres nga Brazili, Rebeca Santos de Lima, në kategorinë -60 kg.

“Ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksiereve shumë cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti. Nën udhëheqjen e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta ka shfaqur një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme në finale e madhe kur mundi kampionen e botës dhe gjatë të gjitha ndeshjeve”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se “Strandja” njihet si turneu më i vjetër dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator botër, ndërsa ky ishte edicioni i 77-të i tij.

“Ky është viti i dytë me radhë që boksierja nga Kosova fitoi turneun, në gjurmët e të madhit Mehmet Bogujevci i cili e fitoi medaljen e artë në vitin 1977 po në këtë turne”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz