Tre të vrarë afër një restoranti në qytetin austriak të Linzit
dp

Lexo edheOperacioni me Prokurorinë, IPK njofton se mes të arrestuarve janë tre policë: Janë ndaluar për 48 orë

Të paktën tre persona janë vrarë jashtë një restoranti në qytetin austriak të Linzit, tha të enjten një zëdhënës i policisë, duke shtuar se arma me të cilën u vranë ishte gjetur.
Zëdhënësi nuk pranoi të komentojë më tej, raporton Reuters.
Gazeta tabloide Kronen Zeitung raportoi se bëhej fjalë për një të shtënë me armë zjarri ku një burrë vrau dy gra dhe më pas veten.
Gazeta “Kronen Zeitung” ka raportuar se bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri ku një burrë ka vrarë dy gra dhe më pas veten.

Lexo edheOperacioni me Prokurorinë, IPK njofton se mes të arrestuarve janë tre policë: Janë ndaluar për 48 orë
Sipas gazetës, autori i dyshuar besohet të jetë babai dhe bashkëshorti i dy viktimave.
Gazeta ka shkruar më tej se një austriak rreth 90-vjeçar dyshohet se ka qëlluar për vdekje gruan e tij të së njëjtës moshë dhe vajzën e tyre, rreth 60 vjeçe, para një restoranti tradicional, dhe më pas ka kryer vetëvrasje./Indeksonline/