Tre të mitur, brenda dy ditësh, u theren me thika në Prishtinë

Viktimat janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rasti i parë ku mbeti i plagosur me armë të ftohtë një 16-vjeçar, ndodhi të enjten rreth orës 13:00, në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, përleshje kjo mes disa personave, raporton lajmi.net.
Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në stacion 5 persona lidhur me ketë rast, ndërkohë që njësitet policore janë në kërkim të personave të tjerë që dyshohen të jenë të përfshirë në konflikt.
Ndërkaq, rasti tjetër i cili ka ndodhur sot, ka lënë të plagosur dy persona, po ashtu të mitur të cilët janë therur në mes vete.

Lexo edheEkipi i Lladrovcit mohon të jetë përzënë Pacolli nga kafeneja
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Parkut të Prishtinës rreth orës 13:00, në rrugën “Isa Kastrati” .
Siç ka raportuar Policia, viktimat A.R, mashkull , 15 vjeç dhe V.D, mashkull , 14 vjeç kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.














