back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeTre shoferë në Ferizaj gjobiten nga policia për shkelje të rënda rrugore

Tre shoferë në Ferizaj gjobiten nga policia për shkelje të rënda rrugore

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë për shkelje të rënda në komunikacion në dy ditët e fundit.

“Më 08.01.2025, në magjistrale, në Prelez të Muhaxherëve, është ndaluar shoferi K.K. (27 vjeç), i cili drejtonte automjetin pavarësisht masës mbrojtëse të ndalesës. Ndaj tij është shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalesë shtesë prej 6 muajsh”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Më 09.01.2025, në fshatin Babush, është ndaluar shoferi A.G. (31 vjeç) nën ndikimin e alkoolit (0.74‰). Atij i është shqiptuar gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalesë prej 3 muajsh”.

“Po më 09.01.2025, në rrugën “Cen Dugolli”, është ndaluar shoferi B.I. (18 vjeç), i cili drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe kryente manovra të rrezikshme , duke rrëshqitur gomat me frenë të dorës (majtas-djathtas). Ndaj tij është shqiptuar gjobë 150 euro dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatë”.

Ata kanë njoftuar se do t’i vazhdojnë kontrollet e rregullta për rritjen e sigurisë në komunikacion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz