BallinaLajmeTre operatorë të huaj, në garë për qendrën turistike “Borea”

Tre operatorë të huaj, në garë për qendrën turistike “Borea”

Të ngjajshme

Guterres: Rrugët diplomatike janë të hapura për të ndaluar luftën në Liban

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha gjatë...

Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Thashethemet për një krisje në marrëdhënien mes Klea Huta...

Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në...

Projekti për ndërtimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, ka hyrë në fazën tjetër të realizimit.

Pas shpalljes publike të procedurave për shprehje të interesit, për operatorët e interesuar për të ndërtuar këtë qendër, në adresë të Komunës së Pejës kanë arritur tri oferta nga kompani të huaja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kompania franceze “Poma SAS”, kompania sllovene “GH Holding d.d.” dhe konsorciumi italiano – slloven “Leitner AG SPA & FILAV SA”, i kanë dorëzuar dosjet e tyre. Menaxheri i Zyrës së Prokurimit të Komunës së Pejës, Xhemë Berisha, thotë se këto procedura për projektin “Borea” janë zhvilluar në bashkëpunim me Departamentin Publiko-Privat, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave.

Të gjitha këto procedura, siç shtoi ai, janë zhvilluar me Ligjin e prokurimit, duke e respektuar Ligjin e partneritetit publiko-privat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz