Bayerni do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj Hoffenheimit.
“Bavarezët”, synojnë të vazhdojnë ecurinë e tyre në krye të tabelës, ku kanë 3 fitore rresht.
Mirëpo vëmendja për këtë ndeshje është te ekipi i Hoffenheimit, pasi që në të luajnë tre kosovarët, Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu.
Dhe pikërisht të tre do të startojnë në këtë ndeshje.

Kujtojmë se ndeshja Hoffenheim-Bayern, do të zhvillohet sot në orën 15:30./IndeksOnline/