Tre francezë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Slloveni-Kosovë
dp

Lexo edheRekord i Mbappes, mbrëmë shënoi golin e 400-të në karrierë

Arbitri i njohur francez, Clement Turpin, do të jetë në krye të sfidës, i asistuar nga Nicolas Danos dhe Benjamin Pages, ndërsa gjyqtare e katërt është caktuar Stéphanie Frappart. Për sistemin VAR do të kujdesen Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard, transmeton lajmi.net.
Kosova shkon në Lubjanë me synimin për të marrë së paku një pikë, rezultat që do ta siguronte pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Botërorit 2026. Ndërkohë, Sllovenia kërkon medoemos fitoren për të vazhduar garën për vendin e dytë në grup.
Takimi do të zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 20:45./lajmi.net/

Lexo edheRekord i Mbappes, mbrëmë shënoi golin e 400-të në karrierë