back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeTre aksidente në rajonin e Mitrovicës, 14 të lënduar

Tre aksidente në rajonin e Mitrovicës, 14 të lënduar

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Në rajonin e Mitrovicës raportohet të kenë ndodhur gjatë ditës së djeshme tre aksidente komunikacioni.

Rasti i parë, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt në orën 15:10.

“Ngasësi mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë, ngasësi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, njofton PK, raporton Koha.net.

Aksidenti tjetër ka ndodhur dje në fshatin Magjunaj të Vushtrrisë, në orën 16:35.

“Raportohet për dy vetura civile të involvuara në aksident trafiku. Lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj K/Shqiptarë të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të dy veturat”, thekson Policia.

Ndërkaq, në rrugën e “Ulqinit”, në Mitrovicë dje në orët e vona (21:50), është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshi një veturë civile dhe një motoçikletë .

Lëndime trupore, sipas PK-së, kanë pësuar vozitësi i motoçikletës, mashkull shqiptar i Kosovës, , pasagjeri i motoçikletës , po ashtu mashkull shqiptar i Kosovës dhe katër pasagjerë të veturës, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Kosovës.

“Të lënduarve ju është ofruar ndihma mjekësore. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të dy mjetet”, theksoi Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Të Fundit

Sport

ShowBiz