back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaSportTrajneri kroat i Juventusi nuk ia jep asnjë minutë Zhegrovës – ...

Trajneri kroat i Juventusi nuk ia jep asnjë minutë Zhegrovës – Real Madridi fiton me golin e Bellingham

Të ngjajshme

Suedia ndihmon ushtarakisht Ukrainën, nënshkruhet marrëveshja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kontrata e bashkëpunimit...

E dhimbshme: Për nëntë muaj në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë

Gjatë nëntë muajve në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë....

Ndalet rryma në sallën e gjyqit, pritej të fillojë seanca për rastin e 400 kg kokainë

Në gjykatën Themelorë në Prishtinë është ndërpre energjia elektrike. Pas...

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan minimalisht 1:0 në “Santiago Bernabeu” ndaj Juventusit.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të, kur Bellingham realizoi, pas një super aksioni të Vinicius Junior.

Mysafirët i patën rastet e tyre, por edhe Openda, David dhe Vlahovic dështuan të realizonin ballë për ballë me portierin.

Paraqitje fantastike pati portieri i Juventusit, Di Gregorio që bëri një sërë pritjesh spektakolare.

Ndërkohë, trajneri i Juventusit, Igor Tudor nuk vendosi ta inkuadrojë fare në lojë yllin kosovar, Edon Zhegrova.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe merr pozitën e pestë.

Në anën tjetër, Juventusi bie në vendin e 25-të me vetëm dy pikë nga tri xhirot e para.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz