BallinaDrenica +Drenica SportTrajneri i Feronikelit: Jemi dy shtete por më duket sikur jam në...

Trajneri i Feronikelit: Jemi dy shtete por më duket sikur jam në Gjirokastër

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova, foli gjatë në një intervistë për “RTSH”. Ai tregoi se pse vendosi të pranonte aq shpejt ofertën e klubit kosovar dhe e pranon se donte pak pushim, por ishte ambicia e klubit dhe presidentit kosovar që e bindi për ta pranuar ofertë. “Më erdhi shumë shpejt telefonata nga presidenti i Feronikelit. Kisha 1 javë që kisha ikur nga Partizani. Lamë një takim dhe duke parë ambiciet e tij dhe premtimin e tij se do të investonte për vitin tjetër vendosa ta pranoja ofertën e klubit të Feronikelit”, – shprehet fillimisht Starova.

Ai flet dhe për distancën mes Kosovës dhe Tiranës, jo pa humor, “Bobi” shpjegon se i duket sikur të ishte në Gjirokastër. “Ne jemi realisht dy shtete, por më duket sikur jam në Gjirokastër, pasi për 3 orë e bën rrugën. Distancën nuk e kam problem”.

“Bobi” flet dhe për ardhmen e tij. “E ardhmja e afërt është që të ndërtoj një ekip sfidues për vitin e ardhshëm. Kjo është e ardhmja e afërt. Këtu ambicia nuk mungon dhe po investohet dhe në infrastrukturë dhe këtu nuk mungojnë bizneset e fuqishme. Shtimi i skuadrave që do të marrin pjesë në Evropë do të rrisë dhe nivelin e investimeve. Këtu nuk mungon lënda e parë, pra kjo tokë prodhon futbollistë. Nuk mund të konkurrojë me Shqipërinë momentalisht”.

Trajneri flet dhe për ligën e përbashkët mes dy shteteve. “Këto janë muhabete boshe që i bën kur s’ke se çfarë bën. Një bashkim i tillë ka shumë vështirësi. Në moment të parë mund të thuash se është e bukur, por 4 ekipe nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova në Evropë është më e drejtë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz