Pas dështimit për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës, pas humbjes në ndeshjen vendimtare ndaj Vushtrrisë, te Vëllaznimi i Gjakovës pritet të ketë ndryshime të rëndësishme në ditët në vijim.
“Kuqezinjtë e Jakovës” janë në kërkim të trajnerit të ri, ndërsa po përflitem disa emra si opsione.
Indeksonline ka siguruar një pamje gjatë ditës së sotme, ku shihen së bashku futbollisti i njohur gjakovar Viktor Kuka dhe trajneri aktual i Malishevës, Bylbyl Sokoli.
Ky takim ka nxitur menjëherë spekulime rreth një mundësie që “Profa” të marrë drejtimin e skuadrës gjakovare për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i klubit.
Në garë për stolin e Vllaznimit përmenden edhe emra të tjerë të njohur të futbollit kosovar, si Liridon Leci dhe Alban Dragusha.
Leci vjen pas një periudhe mjaft të suksesshme te FC Liria, ku në 12 ndeshje nuk pësoi asnjë humbje, duke dëshmuar potencialin e tij si trajner.

Në anën tjetër, Bylbyl Sokoli zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Malishevën, duke e udhëhequr ekipin deri në vendin e dytë në Superligën e Kosovës.
Tashmë mbetet të shihet se kujt do t’ia besojë Vllaznimi projektin për rikthimin e madh në elitën e futbollit kosovar. /Indeksonline/