back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaShowBizTragjedi, surpriza dhe rikthime bombë, çka ndodhi javën që lamë pas në...

Tragjedi, surpriza dhe rikthime bombë, çka ndodhi javën që lamë pas në showbiz?

Të ngjajshme

Aksident në Dollc të Klinës, tre të lënduar dërgohen në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:20...

“Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në...

Zyrtare: Hidhet shorti i Kupës së Botës, këto janë të gjitha grupet!

Shorti i Kupës së Botës është hedhur. Tash dihen grupet...

​Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se...

Java e fundit e nëntorit solli emocione të përziera në skenën publike shqiptare, nga gjestet e papritura në showbiz, te humbjet e rënda në muzikë dhe rikthimet e shumëpritura në muzikë.

Indeksonline ka listuar tri ngjarje të mëdha dominuan diskutimet në rrjete sociale duke ndezur debat, nostalgji dhe kuriozitet për atë që pritet të vijë.

Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

Muzika shqiptare u trishtua më 26 nëntor nga lajmi i ndarjes së papritur nga jeta të Shpat Kasapit, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak në Itali. Figura e dashur e skenës pop u përcoll me nderime në Tetovë, ndërsa Komuna shpalli 1 dhjetorin ditë zie, në nder të artisit që ka lënë gjurmë të pakontestueshme tek publiku.

Robert Berisha surprizon Nora Istrefin me një unazë me diamant

Në një moment të papritur gjatë emisionit të tij, Robert Berisha i dhuroi Nora Istrefit një unazë me diamant, të blerë në SHBA. Gjesti, që u interpretua fillimisht si romantik, u sqarua shpejt nga vetë artisti: unaza është një kujtim që Nora duhet ta mbajë deri sa vajza e tyre, Renee, të mbushë 18 vjet. Ky veprim ndezi shumë reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të javës.

Baba Stars paralajmërojnë rikthimin, “High 10” vjen së shpejti

Grupi legjendar i hip-hop-it shqiptar, Baba Stars, ndezi rrjetin me një foto ku shihen bashkë Ghetto Geasy, Majk, Skiv, Onat dhe Cozman, duke paralajmëruar projektin “High 10”. Ky rikthim ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat, të cilët presin një rikthim të fuqishëm pas një kohe të gjatë mungese./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz