back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaBotëTragjedi në Sudan: Droni godet një kopsht fëmijësh

Tragjedi në Sudan: Droni godet një kopsht fëmijësh

Të ngjajshme

Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit

Përfaqësuesit e familjeve shqiptare të personave të zhdukur nga...

Protesta kundër Hagës – Shkupi jep lejen për tubimin pro-UÇK-së

Veç kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski edhe VLENI shqiptar doli...

Pas 14 vitesh, Angela Martini sqaron puthjen me Donald Trumpin

Presidenti Donald Trump dikur u përfol gjerësisht pasi u...

Basketbollisti i njohur bëhet baba

Basketbollisti i njohur, Luka Doncic, është bërë baba. Partnerja e...

Në rajonin Kordofani jugor në Sudan, një sulm me dron thuhet se ka goditur një kopsht fëmijësh në qytetin Kalogi, duke vrarë të paktën 50 persona, përfshirë 33 fëmijë.

Organizata mjekësore Rrjeti i Mjekëve të Sudanit dhe ushtria sudaneze kanë akuzuar Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), me të cilat po luftojnë në luftën civile, për sulmin e së enjtes, raporton BBC.

RSF nuk komentoi menjëherë akuzat. Raportet e sulmit nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur.

Sipas Sudan War Monitor, një grup kërkimor që monitoron konfliktin, sulmi shkaktoi viktima civile dhe dëme të konsiderueshme në treg. Ushtria nuk komentoi menjëherë raportet nga Darfuri.

Një zëdhënës i UNICEF-it thasë vrasja e fëmijëve në shkollën e tyre është një shkelje e tmerrshme e të drejtave të fëmijëve.

“Fëmijët nuk duhet ta paguajnë kurrë çmimin e konfliktit”, shtoi Sheldon Yett.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë menjëherë këto sulme dhe të lejojnë qasje të sigurt dhe të papenguar për ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë të madhe.

Sudani është shkatërruar nga lufta që nga prilli 2023, kur shpërtheu lufta për pushtet. Rajoni Kordofan, i vendosur midis kryeqytetit Khartum dhe Darfurit, u bë vija e parë e luftës civile. Beteja për Kordofanin me popullsi gati tetë milionë banorësh është intensifikuar ndërsa ushtria përparon drejt Darfurit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz