HomeLajmeTragjedi në Skenderaj, ky është i riu nga Rezalla që u mbyt...

Tragjedi në Skenderaj, ky është i riu nga Rezalla që u mbyt në det në Shëngjin (FOTO)

Të ngjajshme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv, pasi i riu që humbi jetën tragjikisht në Shëngjin është identifikuar si Leonit Aliu nga fshati Rezallë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar të gjithë ata që e njohën, duke e kujtuar Leonitin si një djalë të sjellshëm, të buzëqeshur dhe plot energji pozitive. Ai ishte i njohur edhe për angazhimin e tij në futboll, sport të cilit i kushtoi pasion dhe përkushtim.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Do të të kujtojmë gjithmonë si një djalë të mirë, të buzëqeshur dhe plot jetë. Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona.”

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz