Tragjedi e dyfishtë, 44 vjeçari gjen vdekjen kur sheh xhaxhain e pajetë
01
Lexo edheMbi 20 të vdekur nga të ftohtët siberian në Evropë
Një familje është tronditur pas një tragjedie të dyfishtë sot në Elbasan.
Teksa kanë qenë duke bërë përgatitjet për vdekjen natyrale të 51-vjecarit R.Osmani menaxher në dyqan në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e pastiçeri, papritur ka gjetur vdekjen edhe nipi i Osmanit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri, Elbasan dhe Astrit Osmani, 44 vjeç gjithashtu banues në Elbasan ka gjetur vdekjen pasi ka shkuar dhe ka parë trupin e pajetë të xhaxhait.

Lexo edheMbi 20 të vdekur nga të ftohtët siberian në Evropë
Vdekja e 44-vjeçarit ka ndodhur në gjendje shoku, pasi ka parë kufomën e xhaxhait, ndërkohë që ai vuante edhe nga zemra.
Lidhur me të dyja rastet, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim, ku për të dyja rastet dyshohet për vdekje natyrale. /albeu.com/