BallinaSportTottenhami merr një pikë të artë në “Anfield”

Tottenhami merr një pikë të artë në “Anfield”

Të ngjajshme

Rrëzimi i aeroplanit në Irak, Pentagoni identifikon gjashtë ushtarët amerikanë që mbetën të vrarë

Pentagoni ka identifikuar gjashtë amerikanët që humbën jetën në...

Mc Kresha & Lyrical Son godasin sërish, publikojnë “Dy fjalë”

Dy nga emrat më të njohur të skenës hip-hop...

Hoxhaj: Kur bota përballet me sfida të mëdha, Qeveria e Kosovës po luan me shtetin

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur...

Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka vënë...

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar...

Tottenhami ishte sot mysafir i Liverpoolit në “Anfield”, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.

Pikët ishin detyrim për Tottenhamin, pasi po përballet me rënien e mundshme nga liga, andaj edhe tregoi paraqitje të madhe, para tifozëve vendas.

Ndoënse jo fitore, Tottenhami mori një pikë të artë në “Anfield”, duke barazuar 1-1 me Liverpoolin, pasi ishte në disavantazh qysh nga pjesa e parë.

Richarlisoni barazoi për Tottenhamin në minutën e 90-të, pasi Dominik Szoboszlai kishte shënuar nga goditja e dënimit në minutën e 18-të.

Tottenhami mbetet i 16-ti në tabelë, me një pikë më shumë se Nottinghami në vendin e 17-të dhe West Hami me po aq pikë, në vendin e 18-të, që të dërgon në Championship.

Ndërkohë, Liverpooli nuk e shfrytëzon gabimin e Aston Villës për të hyrë në top-katërshe, dhe kështu kalon në vendin e pestë me 49 pikë, dy më pak se Aston Villa në vendin e katërt.

Xhiron e ardhshme, Tottenhami do t’i bëjë konak Nottinghamit në Londër./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz