Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për çështjen e kontratave kolektike, për çka ai tha se Komunës së tij që nga janari i janë marrë mbi 12 milionë euro për kontratat kolektive.
“Çështja e buxhetit komunal është një çështje shumë e ndjeshme dhe do të duhej të menaxhohej në tërësi nga Komuna, sepse kjo garantohet me ligjin, përveç qeverisjes lokale dhe për financa publike, mirëpo ja që kemi ndërhyrje joparimore nga ana e Qeverisë edhe konkretisht në Prizren vetëm këtë vit për tremujorin e parë Prizrenit në emër të kontratës kolektive i janë marrë diku mbi 12 milionë euro dhe pritet që afërsisht edhe 12 milionë të tjera të merren, kjo shkakton pasoja serioze, shkakton çrregullim të planifikimit buxhetor, shkakton zbulim të buxhetit edhe te projektet të cilat kanë qenë në vijim e sipër ose të cilat do të duhej të fillonin mbesin pa fillu”, u shpreh ai ndër të tjera. /rtv21