back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSport“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Të ngjajshme

Edhe gjysmë ore nis protesta në Hagë, T7 sjell fotografi prej atje

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Protesta e madhe në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant

Përkrahje të fuqishme sot protestës në Hagë, i ka...

Mexhiti: Situata në Trubarevë është nën kontroll, inspektorët e mjedisit jetësor janë në terren

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet...

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë ndonjëherë për Uruguain në një kampionat botëror të atletikës.

Në maratonën e femrave të mbajtur në Tokio, ajo u rendit e treta me kohën 2:27:23, vetëm 14 sekonda larg rekordit kombëtar që e mban vetë.

Në garën e saj të dytë në maratonë, Paternain la pas shumë emra të mëdhenj, duke u mundur vetëm nga kampionia olimpike Peres Jepchirchir dhe rekordistja botërore Tigist Assefa.

E lindur në Meksikë, e rritur në Angli dhe me rrënjë uruguajane, ajo këtë vit vendosi të garojë për vendin e prindërve të saj.

“Gjaku im është uruguajan”, tha ajo pas triumfit historik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz