Toger i Policisë Bojan Jevtiq nën akuzë për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje
dp

Lexo edheVisar Azemi del me video: KEDS po i ndërron njehsorët, paratë e vjedhura duhet t’u kthehen qytetarëve centë më centë

Sipas aktakuzës, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, dyshohet se nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe ua ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë dokumente zyrtare të klasifikuara.
Prokuroria pretendon se dokumentet e dërguara kanë qenë të lidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente të drejtësisë, ndërsa ndaj të pandehurit rëndojnë dyshime serioze për cenim të sigurisë shtetërore.

Lexo edheVisar Azemi del me video: KEDS po i ndërron njehsorët, paratë e vjedhura duhet t’u kthehen qytetarëve centë më centë