back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareTjetër gafë me hartën e Kosovës, Shahini: Librin e ndaluam para se...

Tjetër gafë me hartën e Kosovës, Shahini: Librin e ndaluam para se të dilte në treg

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi një video, ku tregohej në hartë se Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe jo një shtet i pavarur.

Pas 5 orësh Rama e zëvendësoi videon me një tjetër, postim, por duke mos bërë asnjë reagim për këtë “gafë”.

Sot ministrja e Arsimit, Besa Shahini, shkruan se në një libër që përdoret nga nxënësit e klasave të teta në vend ka një tjetër hartë që nuk e njeh Kosovën si shtet.

Shahini shkruan se ky gabim është i paqëllimshëm dhe se ky libër është ndaluar para se të dilte në treg.

REAGIMI I PLOTË

 erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit.

Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate.

Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!

Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore.

Por pa diskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë! Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë..

Të Fundit

Sport

ShowBiz