back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportTifozët hodhën shishe të mbushura me zall në drejtim të lojtarëve dhe...

Tifozët hodhën shishe të mbushura me zall në drejtim të lojtarëve dhe gjyqtarëve, Vushtrrinë e pret dënimi

Të ngjajshme

Derbi i Ligës së Parë të Kosovës mes Vushtrrisë dhe Lirisë nuk kaloi në frymë sportive.

Gjatë lojës pati kontestime të vendimeve të gjyqtarëve dhe ankesa nga të dyja palët pas ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

Mirëpo, ajo çka ndodhi në tribuna ishte vërtet e turpshme.

Komisioni i Garave i Superligës dhe i Ligës së Parë i Kosovës në fakt ka bërë inicim disiplinor ndaj FC Vushtrrisë për shkeljet e shumta që i gjeti në ndeshjen e zhvilluar të shtunën.

Në raportin zyrtar, Komisioni i Garave njofton se pas lojës futbollistët e Lirisë kanë mbetur plot 20 minuta në fushë për shkak të hedhjes së gjësendeve nga ana e tifozëve vushtrrias, përfshirë këtu edhe shishe të mbushura me zall.

“Në minutën e parë të ndeshjes janë hedhur në fushë mjete piroteknike (tymuese), që kanë shkaktuar ndërprerjen e lojës për rreth 30 sekonda. Në minutat 50 dhe 74 janë hedhur në fushë disa shishe plastike. Në minutën e 84-t, pas shënimit të golit nga KF Liria, një pjesë e tifozëve të Vushtrrisë kanë reaguar duke hedhur gurë, shkrepëse dhe sende të forta në drejtim të trajnerit dhe bankinës së KF Liria. Pas përfundimit të ndeshjes, nga tribuna perëndimore janë hedhur në drejtim të gjyqtarëve dhe lojtarëve të KF Lirisë shishe plastike të mbushura me zall, gurë, shkrepëse dhe sende të tjera të forta, përveç sharjeve dhe fyerjeve të shumta verbale. Si pasojë, gjyqtarët dhe lojtarët qëndruan në fushë për rreth 20 minuta”, shkruan në njoftimin e Komisionit të Garave.

Gjithashtu, aty përmendet edhe kapiteni i Vushtrrisë, Daut Maxhuni për sjelljet e tij, ndërsa edhe ai pritet të dënohet, njëjtë si klubi i tij.

“Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari në mënyrë të qëllimshme godet dhe dëmton mikrofonin qendror të produksionit, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Si pasojë, produksioni nuk ka mundur të vazhdojë përdorimin e mikrofonit të dëmtuar”, njofton tutje ky Komision. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz