back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëTifozët e klubit të madh të Vala Superligës kërkojnë largimin e kryesisë

Tifozët e klubit të madh të Vala Superligës kërkojnë largimin e kryesisë

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Tifozët e Trepçës, ‘Torcida’ ka kërkuar që të largohet kryesia e klubit Trepça.

Ata kanë bërë një kërkesë në të cilën i shpalosin të metat e klubit sipas tyre, teksa e kanë publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

Trepça tash e disa vite po përballet me probleme si financiare, ashtu në organizim e ku normalisht kanë munguar rezultatet.

Kërkesë nga Kryesia e TORCIDES !!

Kërkesë

Torcida tash e disa vite para secilit fillim sezon kerkon nga kryesit e klubeve me emrin TREPÇA që të ri konsolidehen dhe ri organizohen,të ofrojn kuadro profesionale afër vetës dhe të jenë më autoritativ në aspektin e ofrimit të sponzorve,në mënyrë që ecuria e klubit dhe pagat e lojtarve të jenë sipas standardeve të një klubi serioz të superligës.

Për shkak të mos menaxhimit dhe perkushtimit në menyrë profesionale ndaj klubit simbol të vendit KF TREPÇA 1932,jo seriozitetit dhe rezultateve te dobta në secilin aspekt të klubit,Torcida një zëri kërkon largimin e kryesis aktuale,për të cilët jemi shumë mirënjohës dhe falelënderues për kontributin e deri tanishëm,mirpo konsiderojm që kjo kryesi tashmë është e shterrur tej mase dhe nuk ka qfarë të jap më,

Klubi jonë meriton trajtim dhe kryesi më profesionale,andaj edhe njëher ju bëjm apel që kërkesa jonë të aprovohet,sepse përndryshe do të inicojm edhe mënyra tjera protestimi duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarve te Mitrovicës,të cilët pa dyshim që zemra ju rreh për klubin,mirpo tash e disa kohë kjo ndjenjë ju është zbehur pikërisht për gjërat e lart cekura.

Me respekt kryesia e TORCIDA 1984

Të Fundit

Sport

ShowBiz