Tifozët e Iranit kanë bërë më të mirën e tyre për të shqetësuar sa më shumë Cristiano Ronaldo-n në prag të ndeshjes vendimtare të Kupës së Botës ditën e hënë ndaj Portugalisë.
Teksa iranianët shpresojnë te mrekullua në ndeshjen e së hënës, ata janë munduar të lënë pa gjumë skuadrën e Portugalisë teksa janë mbledhur përpara hotelit në Saransk një natë përpara ndeshjes.
Ronaldo foi à janela pedir aos iranianos para o deixarem dormir em paz ?
? @RTP1 pic.twitter.com/UtYxZBbJF3
— B24 (@B24PT) June 24, 2018
Tashmë kanë dalë edhe pamje të mbledhjes jashtë hotelit teksa tifozët u kanë rënë trumbetave deri në orët e para të mëngjesit.
Ronaldo një moment nuk duroi dot më dhe ka dalë te dritarja e dhomës duke bërë me gisht të mos bënin zhurmë, por kjo nuk i ka penguar aspak tifozët të vazhdonin.