back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Tifozat Kuq e Zi” në Preshevë protestojnë ndaj FSHF-së: Jo Euro 2027...

“Tifozat Kuq e Zi” në Preshevë protestojnë ndaj FSHF-së: Jo Euro 2027 me Serbinë

Të ngjajshme

Gjatë ditës së djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi për vizitën e kryetarit të FSHF-së, Armand Duka në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc.

Duka u prit nga kryetarët e dy komunave shqiptare në Serbi, si dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.

Ai po ashtu pati takim edhe me disa përfaqësues nga dy klube shqiptare atje, KF Besa dhe KF Tërnoci.

Duka ishte i pranishëm në Preshevë, pasi FSHF-ja e mbështeti një turne që u mbajt në këtë qytet.

Mirëpo, të pranishëm ishin edhe tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”.

Ata ishin atje për të protestuar ndaj Armand Dukës, madje shpalosën një baner.

Aty shkruante: “Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit