Thyen rekord, gruaja qëndroi katër orë duke bërë ‘plank’
BILLI·

Nëse e keni bërë ndonjëherë ushtrime të rrezistencës të njohura si ‘plank’ – shtrije përpara duke u mbajtur në bërryla, ndërsa e vetmja gjë që prek tokën janë majat e gishtave të këmbës – , e dini saktësisht sa është e vështirë.
Shumicës së njerëzve u lëkunden këmbët pas disa minutash qëndrimi, por shumica e njerëzve nuk janë Dana Glowacka.
Dana Glowacka është një grua nga Montreali, e cila kohët e fundit ka vendosur rekordin e ri të mrekullueshëm botëror për plank të grave, duke qëndruar për 4 orë e 20 minuta.
Po, po 4 orë dhe 20 minuta!
Rekordi paraprak botëror ishte 3 orë e 30 minuta, që do të thotë se Glowacka e theu rekordin për gati një orë.
Videoja e Glowacka tregon se ajo dridhej shumë më pak se shumica prej nesh pas vetëm 30 sekondave, gjë që është edhe më mbresëlënëse.

Lexo edheÇfarë ka brenda Syrit të Kaltër?
Urime për Glowacka për rekordin e saj të ri botëror!














