back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeThirrje për kursim dhe bashkëpunim – për stabilitetin e furnizimit dhe funksionimin...

Thirrje për kursim dhe bashkëpunim – për stabilitetin e furnizimit dhe funksionimin e proceseve të rëndësishme në vend

Të ngjajshme

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë periudhës me konsum të lartë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka...

“Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

Pas daljes nga BBVK, Shkurta ka reaguar ndaj situatës...

Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse në prag të zgjedhjeve në Kosovë

“Serbofob”, “persekutim i serbëve”, “kriminelët shqiptarë” e të tjera,...

Chelsea në epërsi ndaj Aston Villas

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Aston Villas...
- Advertisement -

KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve për kursim të energjisë elektrike dhe bashkëpunim të përgjithshëm, në një periudhë kur konsumi po shënon nivele shumë të larta dhe sistemi elektroenergjetik është nën ngarkesë të shtuar.

- Advertisement -

Ngarkesat e ditëve të fundit janë pasojë e një konsumi të rritur, veçanërisht për ngrohje me energji elektrike. Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm jo vetëm për funksionimin normal të jetës së përditshme, por edhe për mbarëvajtjen e proceseve të rëndësishme shtetërore, përfshirë edhe procesin zgjedhor.

KESCO është duke operuar me kapacitete të shtuara, me fokus të veçantë në Qendrën e Thirrjeve, për t’iu përgjigjur secilit konsumator. Megjithatë, në raste të ndërprerjeve të furnizimit që prekin një numër më të madh konsumatorësh, volumi i thirrjeve rritet ndjeshëm, dhe për këtë arsye kërkohet mirëkuptim nga konsumatorët në rastet kur përgjigjja mund të vonohet.

KESCO është në komunikim të vazhdueshëm me operatorët e sistemit të rrjetit dhe të transmisionit, me qëllim të informimit të rregullt dhe transparent të konsumatorëve për situatën në sistem.

Në këtë kontekst, kërkohet bashkëpunim nga të gjithë:

  • të kursejmë energjinë elektrike,
  • të shmangim përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë njëkohësisht, si dhe
  • të përdorim ngrohjen me energji elektrike në mënyrë të moderuar.

Ngrohja elektrike, në veçanti, po e ngarkon ndjeshëm sistemin. Rekomandohet që të ngrohen vetëm hapësirat ku qëndrohet, duke e mbajtur temperaturën në nivelin optimal 20–21°C.

Këto veprime të vogla, të ndërmarra nga secili, kanë ndikim të madh në sistem dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike.

KESCO falënderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz