back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeThirrja e Gëzim Klemendit për mërgimtarët: Shfrytëzoni “armën” më të fuqishme në...

Thirrja e Gëzim Klemendit për mërgimtarët: Shfrytëzoni “armën” më të fuqishme në botë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi i është drejtuar mërgatës kosovare për ta shfrytëzuar të drejtën e votës më 11 qershor, të cilën ai e quan “arma më e fuqishme në botë”.

Deklarata e tij e plotë:

Të dashur bashkëatdhetarë, shfrytëzoni ” armën ” më të fuqishme në botë!

Të dashur bashkëatdhetarë, ju çdoherë e keni ndihmuar vendin tonë.

– Keni dhënë shumë për fondin ” 3%” ( që ende as ju dhe as ne nuk dijmë se ku u avullua ai fond ).

– Keni dhënë shumë për fondin ” vendlindja thërret ” , që gjithashtu flitet se edhe ky fond u keqpërdor.

– Keni marrë pjesë vullnetarisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke luftuar për popullin dhe vendin tuaj – Kosovën.

– Po vazhdoni ta ndihmoni përsëri popullin dhe vendin tuaj.

Ndërsa, juve iu kanë bërë shumë padrejtësi që ju të votoni për popullin dhe për vendin e juaj, për të cilin vend keni dhënë shumë.

Iu kanë vështirësuar dhe pothuajse pamundësuar që të votoni.

Këtë e kanë bërë qëllimisht qeveritë e pasluftës, ngase e kanë ditur që juve nuk munden të iu gënjejnë dhe mashtrojnë për punësime apo asfalltime të rrugëve.

Dhe nuk kanë dashur që ju të votoni, ngase të gjithë e dijmë se ju do ta goditni të keqen.

Tani kam një kërkesë për ju. Pasi që ndodhemi në Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe pasi e dijmë se atij që i bëhet zullum dhe padrejtësi, lutja e tij pranohet, atëherë kërkojmë nga ju që të luteni për ne, për popullin e juaj dhe vendin e juaj.

Luteni ZOTIN që në vendin tonë të fitojnë ata që janë të drejtë, të pastër, të sinqert , të shkolluar dhe të pakorruptuar.

Juve ju kanë bërë shumë zullum dhe padrejtësi, prandaj shfrytëzoni ” armën ” më të fuqishme në botë ” duanë-lutjen ” .

Me këtë armë do të thyeni çdo gjë dhe do ta ndihmoni shumë popullin dhe vendin e juaj.

Me respekt,

Gëzim Kelmendi

Kryetar i Partisë FJALA

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz