HomeLajmeLajmet e FunditTheret për vdekje aktori i njohur amerikan

Theret për vdekje aktori i njohur amerikan

Të ngjajshme

Nafta dy centë më shtrenjtë, çmimet e karburanteve sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT-i) ka bërë...

Xhaka: Duam të arrijmë diçka të jashtëzakonshme

Granit Xhaka do të luaj Kampionatin e katërt Botëror...

Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikuar

Një shtetase e huaj është ndaluar pasditen e së...

Enver Hoxhaj: Besimi i qytetarëve, përgjegjësia më e madhe për rrugëtimin tim politik

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka ndarë...

Policia në Los Angeles ka arrestuar Michael Gledhill, 44 vjeç, si të dyshuar për vrasjen e aktorit të njohur amerikan James Handy.

Sipas autoriteteve, Handy, 81 vjeç, u gjet i therur në gjoks në oborrin e një shtëpie të mërkurën në mëngjes, pas një telefonate në numrin emergjent 911, ku një person kishte deklaruar: “Unë jam biri i njeriut, sapo vrava njeriun e mëkatit”, raporton CNN.

Oficerët e policisë, që iu përgjigjën thirrjes, e gjetën aktorin pa ndjenja dhe të plagosur rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë u shpall i vdekur.

I dyshuari, Michael Gledhill, i cili është djali i të dashurës së Handy-t dhe jetonte në të njëjtën shtëpi me nënën e tij, u identifikua si autor i mundshëm i krimit dhe më pas u arrestua për vrasje. Lirimi me kusht i tij është caktuar në 2 milionë dollarë.

James Handy, i lindur në Nju Jork, ka pasur një karrierë të gjatë në film dhe televizion. Ai njihet për rolin e tij në filmin “Jumanji” (1995) si dhe në “Top Gun: Maverick” (2022), ndërsa ka luajtur edhe në seri të njohura televizive si “NCIS: Los Angeles”, “The Closer” dhe “Cold Case”.

Përfaqësues të tij e kanë përshkruar Handy-n si një aktor të talentuar, të përulur dhe shumë të dashur nga kolegët e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz