Një person dyshohet të jetë therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana
Tutje, ai u shpreh se po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen./Indeksonline/