BallinaTeknologjiThemeluesi i Facebook-ut humbi 3.3 miliardë dollarë nga pasuria e tij

Themeluesi i Facebook-ut humbi 3.3 miliardë dollarë nga pasuria e tij

Të ngjajshme

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Jul Çezari: pushtet, strategji dhe trashëgimi

Jul Çezari nuk është thjesht një emër në librat...

Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur...

Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet, pse heshte, pse po e mbron hajninë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme...

Ndryshimet e fundit në Facebook i kanë kushtuar Mark Zuckerbergut plot 3.3 miliardë dollarë humbje nga pasuria e tij personale.

Por, çfarë ndodhi që Marku humbi gjithë këto para? E pra, ndryshimet në Facebook – në news feed – të cilat do t’iu japin prioritet postimeve nga familjarët dhe miqtë, ndaj atyre të bizneseve – ndryshime këto që hynë në funksion të enjten.

Kjo shkaktoi rënie në vlerën e aksioneve të Facebook për 4%. Sipas Forbes, kjo do të thotë se Mark Zuckerberg personalisht ka humbur 3.3 miliardë dollarë, transmeton Gazeta Express.

Duke komentuar mbi ndryshimet në faqe, Mark shpjegoi:

“Ne kemi ndërtuar Facebookun për t’i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të lidhur dhe t’i afrojmë ata më afër me njerëzit që kanë rëndësi për ne.

Por kohët e fundit kemi marrë reagime se përmbajtja publike – postimet nga bizneset, markat dhe mediat – po i largojnë momentet personale që na bëjnë të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin.

Bazuar në këtë, “shtoi ai”, po e ndryshoj qëllimin e ekipeve tona të produkteve duke u fokusuar që t’ju ndihmojmë të gjeni përmbajtje relevante që të keni ndërveprime më kuptimplote sociale”.

Megjithatë, disa kritikë besojnë se ekziston një arsye më e keqe pse Facebook po i inkurajon njerëzit të ndajnë më shumë jetën e tyre private në këtë faqe të internetit.

Ata besojnë se Facebook po përballet me një fenomen të quajtur “kolapsi i kontekstit”, i cili në thelb nënkupton se përderisa përdoruesit po ndajnë më pak gjëra rreth vetes në rrjetin social, të dhënat që Facebook ua shet reklamuesve bëhen më pak të vlefshme.

Duke i bërë njerëzit edhe një herë që të shpërndajnë informata personale në faqe, rrjeti social mund të jetë në gjendje që të rritë vlerën komerciale të Facebook. /express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz