BallinaThaqi i thotë kryeministrit Musatafa të jep dorëheqje

Thaqi i thotë kryeministrit Musatafa të jep dorëheqje

Anëtarja e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Aferdita Thaqi, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafat, me 28 nëntor.

Përmes një letre publike, Thaqi i kërkon kryeministrit Mustafa që të jap dorëheqje pikërisht më 28 nëntor, që “të mund të festohet Nëntori i tretë” për Kosovën.

Letra e plotë e Afërdita Thaqit:

I nderuari Kryeminister (në ikje) z. Isa Mustafa, kjo letër është e drejtuar për ju!

Më lejoni që të bejë një analiz të shkurtër të punës suaj (Qeverisjes të së keqës PDK-LDK).

Duke filluar nga inskenimi i situatës në Universitet të Prishtinës (me procesin e regjistrimit të studentëve të kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së) dhe polemikës së “largimit” të rektorit dhe kthimit të tij në detyrë, tregon se deri ku ju si shef në ikje të kesaj qeverie të së keqes keni dorën tuaj.

Më pastaj ajo në fillim të vitit me refugjat, ku mbi 100 mijë qytetar të Kosovës kanë braktisur vendin, janë shembuj që duhet ta prekin ndërgjegjen tuaj si kryeminister i keq i Kosovë, jo për gjë tjetër por u pa se ka qenë një skenar shtetëror pasi në të tri rastet brenda ditës u qetsua gjendja, prandaj është obligim moral që dikush të jap përgjegjësi, veçmas përgjegjësinë duhet të merrni ju z. Isa Mustafa tani më kryeministër në ditët e numruara të qeverisjes suaj.
Më lejoni që edhe përmes kësaj letre t’i shkëpus disa fjal për strukturën e LDK-së.

E nderuara strukturë politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (të presidentit historit dr. Ibrahin Rugova) ta ngritin zërin tuaj kundër degradimit të shtetit që ju ka sjellë një kryetar teknokrat (derigjuar nga struktura e SHIK-ut dhe PDK-së) dhe me bindje komuniste siç është kryeministri në ikje z. Isa Mustafa.
Sespe atëherë kur Kosova ishte në themelet e veta për ta ndërtuar shtetin, pikërisht kryetari i juaj dhe presidenti i jonë i Kosovë dr. Ibrahim Rugova erdhi ta kerkojë partnerin e vetëm për ta udhëhequr Kosovën me frymën ma të lartë Kombëtare z. Ramush Haradinaj (Koalicioni LDK-AAK).

Mustafa ju si në të kaluarën (edhe sot) keni librezën e LKJ-së në xhepin tuaj.
Ky është kryeministër i dështimit, ka humbur tri palë zgjedhje lokale dhe dy palë zgjedhje nacionale dhe nuk ka dhënë dorëheqje.

Kjo do të thotë që do ta shkatërrojë Kosovën por nuk do të jap dorëheqje të cilën fronti Opozitar Popullor do t’i dal në ball kesaj keq qeverisjes suaj.

Si është e mundur që një person që ka lëndë në prokurorin e Kosovës për krime ekonomike të bënjë thirrje për shtet ligjor, por vet nuk i respekton ligjet e Kosovës.

Ai garanton në çdo paraqitje se askush nuk është mbi ligjin, por qartë dihet se ai (e njerëzit e afërt me të e kabë shëndrruar Kosovën në një unaz ku anarkia institucionale veç ma e ka prekur edhe qytetarin e varfër që ju i premtuat vende të punës dhe mirëqenje sociale që asnjëher se realizuat).

Ju po përpiqeni që t’i qitni hije syve qytetarëve të Republikës sëë Kosovës, por kësaj radhe e keni humbur betejën tuaj, sepse do të shihemi me 28 nëntor ku do të ju dridhen themelet e keq-qeverisjes suaj.
Prandaj jepni dorëheqje në këtë datë historike ta Çlironi Kosovën nga Dështimet e juaja dhe pikërisht me 28.11.2015 të festojmë nëntorin e tret për Kosoven shtet pa AKS dhe DMZ.

Me respekt
Aferdita Thaqi