BallinaLajmeThaçi: Zgjidhja për Kishën me dialog, mos ta imitojmë Millosheviqin

Thaçi: Zgjidhja për Kishën me dialog, mos ta imitojmë Millosheviqin

Të ngjajshme

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Sir Michael David Jackson, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë. Gjatë takimit Thaçi ka folur edhe për çështjen e debatuar së kishës ortodokse që ndodhet në ambientet e Universitetit të Prishtinës, shkruan Gazeta Express

“Dëshiroj të theksoj atë çka unë e mendoj si president i vendit. Ne në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që të kopjojmë formën, metodat dhe stilin e Millosheviqit. Në asnjë rrethanë ne nuk duhet të lejojmë që nëse Millosheviqi ka rrënuar mbi 400 xhami, ka dëmtuar objekte të ndryshme të kishave katolike anë e kënd Kosovës, të teqeve të ndryshme. Ne njohim kushtet, rrethanat e disfavorshme të Kosovës kur ka filluar ndërtimi i këtij objekti në kampusin universitar.” tha Presidenti Thaçi.

Më tej ai theksoi se, ” Edhe unë  kam protestuar dhe luftuar kundër regjimit të Millosheviqit dhe punës së tij apo veprimet e tij që i ka bërë në Kosovë.

“Tash jemi në një rrethanë tjetër, jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Jemi në një situatë që duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin, të bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin dhe ky problem të zgjidhet përmes dialogut dhe përmes rrugëve institucionale dhe legale”, tha Thaçi duke shtuar se ” Ne nuk mund të dërgojmë dhe nuk guxojmë të dërgojmë mesazhe që njerëzit e Kosovës mund të lëvizin drejt Evropës duke rrënuar xhamia e kisha.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz