BallinaLajmeThaçi vazhdon sulmin ndaj Kurtit: Qeveria aktuale e shkatërroi ekonominë, politika e...

Thaçi vazhdon sulmin ndaj Kurtit: Qeveria aktuale e shkatërroi ekonominë, politika e re do ta shpëtoj ekonominë

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas një takimi që kishte me kryetarin e Odës Ekonomike, ka folur për situtaën ekonomike në këtë kohë pandemie.

Ai ka theksuar se duhet të mbështetet sektori privat, raporton Gazeta Blic.

I pari i vendit, Hashim Thaçi ka goditur qeverinë Kurti, duke thënë se kjo qeveri kishte një qasje që po e dëmton ekonominë.

“Unë shpresoj që bashkarisht, me një politikë të re t’ia dalim nga kjo situatë”, ka theksuar Thaçi, raporton Gazeta Blic.

“Kosova gradualisht por sukesshëm po tejkalon këtë situatë emergjente. Është obligim për institucionet e vendit, të rikthehemi me përkushtim maksimal në jetën normale, por të ketë rimëkëmbje ekonomike. Do të punojmë të gjithë bashkërisht sepse është jetike të nxirret një pako e plotë dhe e qartë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se do të parashihen të gjitha masat tjera që duhet ndërmerren nga institucionet.

“Për fat të keq deri më tani kemi pasur një qasje jo serioze të dështuar të qeverisë sa i përket rimëkëmbjes ekonomike”, u shpreh Thaçi.

“Z. Kurti gjatë periudhës sa ka qeverisur përgjatë 45 ditëve, ka bërë dy shkelje të rënda të kushtetutës, dhe i ndëshkuar nga 2/3 e deputetëve, nuk mund të quhet ndryshe pos një kryeministër uzurpator”, tha i pari i vendit, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se Kosova duhet të jetë e gatshme që të rinis negocitat me Serbinë.

I pari i vendit, tha se negociatat duhet të mbyllen me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz