Thaçi takoi Presidentin e Gajanës, biseduan për bashkëpunim mes dy vendeve
03

Lexo edheKu u tret “premtimi” që malaziasit i dhanë Veselit?

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar mbrëmë Presidentin e Gajanës, David Arthur Granger.
Ai tha se mirëpresim emërimin e Ambasadorit të Kosovës të parë Jo-Rezident në Gajana.
Homologët shprehën interesimin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë edhe fushën e minierave, dhe të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve.
I pari i vendit theksoi se mbështetja e Gajanës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme.

Lexo edheKu u tret “premtimi” që malaziasit i dhanë Veselit?
Presidenti Thaçi tha se Gajana mund ta mbështesë Kosovën për t’i bindur shtetet e CARICOM-it që nuk e kanë njohur Kosovën ta pranojnë pavarësinë e saj.
Të dy krerët shtetërorë diskutuan edhe për mundësitë për bashkëpunimin mes dy vendeve në programe të ndryshme arsimore dhe në shkëmbimin e studentëve.