back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeThaçi takoi ashkalinjtë e Kosovës

Thaçi takoi ashkalinjtë e Kosovës

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të ashkalinjve të Kosovës, i kryesuar nga deputeti Danush Ademi.

Presidenti Thaçi e uroi delegacionin për ditën e flamurit të tyre duke shprehur konsideratë për komunitetin ashkali, i cili ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë kosovare dhe është solidarizuar me fatin e qytetarëve të Kosovës.

“I uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit ashkali për ditë e tyre të flamurit, i cili është simbol i komunitetit tuaj”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për historikun e komunitetit ashkali, deputeti Ademi e njoftoi presidentin Thaçi për pozitën aktuale të këtij komuniteti dhe për domethënien e flamurit, i cili sot shënon 14 vjetorin e shpalljes si simbol i komunitetit ashkali.

Presidenti Thaçi theksoi se është shumë i rëndësishëm fakti që pjesëtarë të komunitetit ashkali tash janë të pranishëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në Parlament, në Qeveri dhe në institucione të tjera. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz