back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeThaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Thaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Delegacioni gjermano-francez, që po qëndron për vizitë në Kosovë, ka nisur takimin me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Në këtë takim do të diskutohet për parapërgatitjet lidhur me takimin e Parisit, që do të mbahet më 3 korrik.

Delegacioni kërkon të dije nga pala kosovare se me çfarë strategjie do të prezantohen në Paris, ku janë të ftuar edhe krerët shtetërorë të Serbisë.

Zyrtarët nga Franca e Gjermania do të takohen gjatë ditës edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Delegacioni francez mësohet se përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz