back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeThaçi: Rivaliteti i Kurtit me Edi Ramën po ndodh në kurriz të...

Thaçi: Rivaliteti i Kurtit me Edi Ramën po ndodh në kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë

Të ngjajshme

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Kryetari i Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, i ftuar në studion e emisionit “Adresa” ka komentuar zhvillimet politike në Maqedonia e Veriut, duke iu referuar marrëdhënieve mes kryeministrit të Kosova, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipëria, Edi Rama.

“Më duket se rivaliteti i Kurtit me kryeministrin e Shqipërisë po ndodh kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe mbi kurrizin e politikës shqiptare në Maqedoni. Kjo është tërësisht e panevojshme,” tha Thaçi.

Ai theksoi se shqiptarët në Maqedoni nuk janë “të padijshëm politikë” dhe se nuk mund të manipulohen lehtë nga zhvillimet politike në Prishtinë e Tiranë.

“Nuk jemi ne as të padijshëm politik që me na bë kësi mashtrime politike. Takati i Shqipërisë dhe Kosovës për të na ndihmu neve është shumë i limituar, për mos të thënë minimal, për shkak se politika zyrtare, qeveritare dhe opozitare edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, janë gjithmonë të kushtëzuara nga aleatët tanë perëndimor për stabilitet dhe qetësi,” shtoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz