back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeTHAÇI PROPOZON MUZE E OBELISK – “HARRON” KULLËN E JASHARAJVE QË RREZIKON...

THAÇI PROPOZON MUZE E OBELISK – “HARRON” KULLËN E JASHARAJVE QË RREZIKON TË SHEMBET

Të ngjajshme

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

“Kryeqyteti i Kosovës, gjithashtu ka nevojë për ndërtimin e Obeliskut të Lirisë”, u shpreh Thaçi, teksa nuk foli për investimet e mundshme në Kullën e Jasharajve, pavarësisht se përgjegjësit e kësaj kulle kanë kërkuar publikisht ndihmë nga shteti për investime në Prekaz.

Kanë kaluar disa vite prej kur ka shteti ka investuar për herë të fundit në Kullën e Jasharajve, monumentin më të rëndësishëm historik të Luftës së Kosovës në vitet 1998-99.

Disa qeveri kanë kaluar por nuk i kanë kthyer sytë nga kulla e familjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, e cila rrezikohet nga shembja, raporton Gazeta Online Insajderi.

Ish-kryeministri, tashmë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se “nuk mjafton” që kosovarët t’i kenë vetëm në mendjet e tyre vuajtjet për liri dhe pavarësi. Thaçi shprehet se lufta duhet të mbetet në mendje duke ndërmarrë edhe veprime konkrete.

Për këtë, Thaçi mori vëmendjen në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të hënën, ku mori pjesë edhe ai për herë të parë.

Presidenti kosovar, i cili kishte shërbyer si udhëheqës politik i UÇK-së, propozoi ndërtimin e një muzeu dhe një obelisku, që do t’i kujtonin përpjekjet e kosovarëve për liri. Presidenti propozoi edhe emrin e muzeut.

“Kujtesës sonë kolektive historike, patjetër i duhet një objekt muze, të cilin unë propozoj ta quajmë Muzeu i Pavarësisë”, deklaroi presidenti Thaçi.

Ai e quajti nevojë edhe ndërtimin e një “Obelisku të Lirisë” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

“Kryeqyteti i Kosovës, gjithashtu ka nevojë për ndërtimin e Obeliskut të Lirisë”, u shpreh Thaçi, teksa nuk foli për investimet e mundshme në Kullën e Jasharajve, pavarësisht se përgjegjësit e kësaj kulle kanë kërkuar publikisht ndihmë nga shteti për investime në Prekaz.

Një muaj më parë në mediet kosovare është raportuar për rrezikun që Kulla e Jasharajve të shembet.

Ciceroni i Kompleksit të Jasharajve kishte deklaruar muajin e kaluar se kulla e Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, rrezikon shembjen.

“Kulla ka filluar të dëmtohet. Ju kisha lutur shtetit që me i kushtu më shumë rëndësi kësaj ngjarje. Kjo është histori e vërtetë”, kishte thënë Halimi.

Ai kishte bërë të ditur se projekti për Kullën e Jasharëve është gati, porse Qeveria duhet t’i ndajë mjetet financiare për rinovim.

“Po shpresojmë që në këtë vit, 2018-n, qeveria do të ndërmarr diçka”, ka deklaruar ai.

Thaçi nuk pritet në Kullën e Jasharajve

Dikur, por ndoshta edhe sot, ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, krenohet me të vetmen fotografi që mund ta gjesh në internet – Adem Jashari dhe Hashim Thaçi bashkë në një foto. Por Adem Jashari nuk e di se personi që ia kishte hedhë dorën mbi krah, tash e disa vjet nuk e viziton kullën e familjes së tij.

Vizitat te Jasharët shpeshtohen, sidomos në data historike, siç është Dita e Flamurit e Shqipërisë; Epopeja e UÇK-së; Pavarësia e Kosovës.

Thaçi nuk harron të bëjë nderime te varrezat e martirëve të kësaj familjeje. Por jo edhe te kulla ku ata u lindën dhe u rritën.

Sërish vjen marsi, por Hashim Thaçi nuk shkon në kullën e Jasharëve

Ende nuk dihet publikisht pse kaq shumë u ftohen marrëdhëniet mes ish-liderit të UÇK-së dhe familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Një gjë dihet publikisht se në kullën e tyre asnjëherë nuk u prit Hashim Thaçi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz