BallinaLajmeThaçi: Nuk më pengon që zëvendëskomandanti i ushtrisë të jetë serb

Thaçi: Nuk më pengon që zëvendëskomandanti i ushtrisë të jetë serb

Të ngjajshme

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se mos themelimi i Ushtrisë në vitin 2014 ka qenë rezultat i gabimeve të spektrit politik.

“Në vitin 2014 kemi pasur mundësi të themelojmë ushtrinë, nuk na ka pengu komuniteti serb por ka qenë pjesë e gabimeve të spektrit politik. Ka qenë gabimi ynë, sikur në atë kohë të themelohej, sot Kosova së paku do të ishte pjesë e partneritetit të paqes e gatshme për NATO”, tha Thaçi në RTV Dukagjini.

Presidenti duke folur rreth Listës Serbe,  ka theksuar se rreziku në Kosovë nuk ekziston nga serbët, dhe se shteti i Kosovës nuk cenohet nga serbët e Kosovës e as politikat  e tyre.

“Kam qeverisur dy mandate me ta dhe kanë qenë korrekt. Nuk duhet ti shkojmë me sy të keq e as armiqësor, ata janë qytetarë të Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në institucione është legjitime”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se themelimi i Ushtrisë së Kosovës do të ndodh në kohën e duhur.

“Çështja e ushtrisë do të vazhdojë së trajtuari me seriozitet edhe nga SHBA dhe NATO  dhe në një moment të duhur do të ndodh.”, tha presidenti Thaçi.

I pyetur se a do të jetë temë e dialogut me Serbinë, krijimi i Ushtrisë, presidenti shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe ka Kushtetutën e saj dhe se Ushtria do të bëhet nga Kosova.

“Çështja e Ushtrisë nuk diskutohet e nuk do të diskutohet me Serbinë”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se nuk do t’i pengonte nëse zëvendëskomandanti i Ushtrisë të jetë serb.

” Nëse zëvendëskryeministri i Kosovës është serb edhe zëvendëskomandanti i policisë është serb, fare nuk do të më pengonte nëse zëvendëskomandanti i ushtrisë do të ishte serb po ashtu”, theksoi Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz