BallinaLajmeThaçi ndan medalje presidenciale edhe për ish-kryeministrin e ndjerë

Thaçi ndan medalje presidenciale edhe për ish-kryeministrin e ndjerë

Të ngjajshme

KQZ trajnon mbi 200 anëtarë të Komisioneve Komunale për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet...

A do të jenë më të shtrenjta çmimet e biletave të avionit këtë verë?

Çmimet më të lira të fluturimeve mund t’i joshin...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë sot një medalje presidenciale ish-kryeministrit të ndjerë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka publikuar foto me gruan dhe vajzën e Rexhepit, duke shkruar se ish-kryeministri kishte dhënë kontribut të çmuar për vendin.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepin, njeriun human që me përkushtimin e tij shëroi shumë plagë lufte.

Bajram Rexhepi ishte kryeministri i parë i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Ai dha kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe ishte gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, ka shkruar Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz