BallinaLajmeThaçi kërkon ndërtimin e një kompleksi rezidencial të institucioneve shtetërore, nuk specifikon...

Thaçi kërkon ndërtimin e një kompleksi rezidencial të institucioneve shtetërore, nuk specifikon lokacionin

Të ngjajshme

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Tronditëse: Viktima në Pestovë është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Pestovë...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë me një propozim që Qeveria e Kosovës dhe institucionet përcjellëse të mbarten, por nuk ka specifikuar lokacion. Thaçi këtë kërkesë e ka adresuar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Kosova ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, shkruan GazetaBlic.

Thaçi i ka shtruar tri propozime, për të cilat ka thënë se do të shërbejnë në kultivimin dhe kompletimin e identitetit tone shtetërorë.

“Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë dhe dekadat e ardhshme, duhet t’i kultivojmë dhe kompletojmë shenjat e identitetit tonë shtetëror. Në shërbim të këtij qëllimi, kabinetit qeveritar i bëra tri propozime, të cilat shpresoj se do të marrin përkrahjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të vendit tonë. Së pari, shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës” ka thënë Thaçi.

Së dyti, e dimë se vuajtjet tona shekullore dhe përpjekjet për liri janë të ngulitura në mendjen e secilit nga ne. Por ,kjo nuk mjafton. Kujtesës sonë kolektive historike, patjetër i duhet një objekt muze, të cilin unë propozoj ta quajmë “Muzeu i Pavarësisë”, ku do të ruhen dhe ekspozohen artefaktet materiale të një procesi të gjatë historik që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi. Dhe, së treti, kryeqyteti i Kosovës, gjithashtu ka nevojë për ndërtimin e Obeliskut të Lirisë, si monument i kujtimit dhe i nderimit për sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, para të cilët do të nderonin qytetarët e Kosovës dhe të gjithë miqtë tanë nga bota. ” ka thënë ai.

Në anën tjetër, mbrëmë (4 Shkurt 2018) në rezidencën e Behgjet Pacollit kanë qenë të ftuar në darkë jo formale kabineti qeveritarë i Kosovës, ku pjesëmarrës ishin edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli. /GazetaBlic /

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz