BallinaLajmeThaçi: Jam krenar me Policinë e Kosovës

Thaçi: Jam krenar me Policinë e Kosovës

Të ngjajshme

E lidhnin me Marokun, por mesfushori i Realit zgjedh Spanjën

Thiago Pitarch po fillon të aktivizohet rregullisht kohët e...

Tuchel shpall listën finale të Anglisë: Dyshja e Real Madrid përfshihet, por Trent jashtë

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, është...

Peleshi në takim me Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryekuvendari i Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë...

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha të mërkurën se ndihet krenar me Policinë e Kosovës, pas vlerësimit që nga Transaprency International si forca më e besueshme e më profesionale në rajon.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Jam krenar që edhe ‘Transaprency International’ e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz